Mira Murati largohet nga OpenAI

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka...

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohet në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë...

NATO pret që Serbia të ndihmojë të sigurohet llogari për Banjskën – njofton për komandantin e ri të KFOR’it

Komandanti në largim i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sveçla: Terroristët e sulmit në Banjskë u kamufluan me uniforma të KFOR-it

Extra AL PVC

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, institucionet e vendit përkujtuan 24 shtatorin e vitit 2023.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, ka shpalosur detaje të padëgjuara deri më tani për terroristët serbë që sulmuan Policinë e Kosovës.

Sipas të parit në dikasterin e Punëve të Brendshme, ky grup u kamuflua edhe me rroba të pjesëtarë të KFOR-it për të eliminuar policinë e Kosovës.

“Njëri nga qëllimet e këtij grupi ka qenë të kamuflohen me ç’rast do të eliminonin policinë tonë nëpër pika të caktuara ku kanë pas në plan që të vendosen. Do të thotë jo vetëm që kanë bllokuar, pra fshatin e Banjskës por faza tjetër e operacionit të tyre, ka qenë që ata të zënë pozicione të ndryshme përfshirë pozicionet që policia i ka pas në zotërim, në situatat e zakonshme, pikat e kontrollit, stacionet tona policore. Kjo tregon se ata kanë qenë të përgatitur detajisht”, tha Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, ky grup me në krye Millan Radojiçiq, u armatosën nga kazerma ushtarake e Serbisë, detaje këto të gjetura në dronët që sekuestroi policia në vendin e ngjarjes.

“Kur unë përmenda dëshmitë që kemi zënë tashmë është publike, ne kemi edhe dokumentacionin e pranim dorëzimit të armëve nga magazinat e Ushtrisë së Serbisë, absolutisht kjo është pjesë e aktakuzës do të thotë, nga një magazinë zyrtare e ushtrisë së Serbisë ipen raketa hedhësit grupit terrorist të Radojiciqit, nga një magazinë tjetër ipen metralozët 30 milimetërsh apo minahedhësa”, tha ai.

E në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, ministri thotë se mungojnë njerëzit kyç që ndihmuan grupin terrorist të Banjskës, e që është edhe komandanti i Ushtrisë serbe.

“Aktakuza për mua është e paplotë përderisa nuk është komandanti i kazermës Pasulanski Livade zëvendësi i tij, por edhe komandanti i përgjithshëm.. jo mungesa e përfshirjes së tyre se amniston Serbinë si pjesëmarrëse direkte në sulmin e Banjskës dhe komandanti i Ushtrisë së Serbisë”, tha Sveçla.

Sipas tij, informacionet e fundit që posedojnë institucionet thonë se grupi i Millan Radojiçiq po përgatitet për sulme të tjera.

“Ne kemi informata inteligjente qoftë tonat qoftë të partnerëve tanë, se grupi i Radojiçiqit herë me numra ma të mëdhenj herë më të vogël, vazhdojnë të trajnohen në Serbi, që do të thotë aspiratat e tyre me shkaktua destabilizim në Kosovë e planet e tyre që të ripushtojnë pjesë apo tërë Kosovën vazhdojnë të jenë në zbatim”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme tutje ka shtuar se Policët ne veri janë të gatshëm të përballen me cdo sfide që paraqitet për ta.

spot_img

Të fundit

Mira Murati largohet nga OpenAI

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka...

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohet në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë...

NATO pret që Serbia të ndihmojë të sigurohet llogari për Banjskën – njofton për komandantin e ri të KFOR’it

Komandanti në largim i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan...

Dea Mishel vjen me fotografi sensuale nga Spanja

Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel, ka disa ditë që...

Mira Murati largohet nga OpenAI

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati kishte shërbyer si...

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohet në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se grupi terrorist i Milan Radoiçiqit po vazhdojnë të trajnohen në Serbi për të shkaktuar...

NATO pret që Serbia të ndihmojë të sigurohet llogari për Banjskën – njofton për komandantin e ri të KFOR’it

Komandanti në largim i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş i ka informuar me zhvillimet e fundit Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët...