Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Panche Toshkovski.
Sveçla tha se me drejtorët e policive të dy shteteve folën për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
“Fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies falë bashkëpunimit të ngushtë policor teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”.
Dy ministrat kanë biseduar edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të dy ministrive.
“Biseduam edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të Ministrive tona dhe për këtë kishim pajtueshmëri të plotë të dyja palët”,
Ai tutje tha se bashkëpunimi rajonal mbetet krucial si garancë e luftimit të sukesshëm të çdo ilegaliteti që cenon sigurinë të dyja vendeve dhe rajonit.