Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla takohet me përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sveçla takohet me përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policimit.

Sipas njoftimit, në këtë diskutim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal, si dhe koordinimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve për realizimin e prioriteteve të përbashkëta të sigurisë.

Bashkëpunimi SHBA-Kosovë në fushën e sigurisë mbetet një nga temat kryesore të angazhimit të përbashkët ndërmjet dy vendeve.