Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ndërsa ky i fundit i premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Turqia.
Sipas një komunikate për medie, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Turqisë.
“Gjatë takimit ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij, sidomos në avancim e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Në këtë takim u ritheksuan raportet e shkëlqyeshme dhe u vu në pah se bashkëpunimi do të vijojë, duke krijuar gjithnjë mundësi të reja për shumë fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, sipas njoftimit, ambasadori Sakar e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim mes dy vendeve në ngritjen e çështjeve kur ka qenë në pyetje interesi i qytetarëve.
“Ai theksoi se mbështetja e vazhdueshme e Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, do të vijojë në shumë fusha edhe në të ardhmen. Në fund ministri Sveçla duke i uruar suksese në detyrat e tija të reja, i uroi të gjitha të mirat për ambasadorin dhe familjen e tij, duke vënë në pah se Kosova do të jetë vendi ku ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria