Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla nënshkruan një UA për trajnimin e minandezësve në Minierën e Stan Tërgut

Sveçla nënshkruan një UA për trajnimin e minandezësve në Minierën e Stan Tërgut

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka nënshkruar një Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.

Kjo tha se po bëhet me qëllim të të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën. Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës. Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, ka shkruar ai.

Sveçla kishte shkuar në vizitë në Trepçë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Për këtë vizitë ai mori shumë kritika nga opozita.