Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla në Gjermani, merr pjesë në takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Sveçla në Gjermani, merr pjesë në takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Sveçla në Gjermani, njofton për pjesëmarrje në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani.

Ai ka publikuar një fotografi nga atje bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, shkroi Sveçla.

Njoftimi i tij vjen në kohën kur po diskutohet mundësia e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit për shkak të ndalesës ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe refuzimit për ta hequr atë siç ka kërkuar Gjermania me arsyetimin se shkel parimet e CEFTA-s.