Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me Ariella Viehen, shefen e Divizionit për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, me të cilën kanë folur për situatën e sigurisë.
Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se me Viehen ka folur për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Kosovën.
Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garanci e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR.
Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për qytetarët tanë”, shkruan ai.