Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Serbi është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pas deklarimit të tij se Ushtria Çlirimtare ka qenë organizatë terroriste.

Sveçla përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se me këtë deklaratë zyrtari serb ka nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vend.