Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla: Kam urdhëruar IPK-në të hetojë përfshirjen e mundshme të ndonjë polici në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës

Sveçla: Kam urdhëruar IPK-në të hetojë përfshirjen e mundshme të ndonjë polici në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se brenda kompetencave të tij ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sveçla ka thënë se ka kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë.

“Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë.”, ka shkruar ai.