Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Ai ka thënë se kryesit e këtij akti shumë shpejtë do të sillen para drejtësisë.

Sveçla ka shkruar se sulmi është vepër e rëndë dhe bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari.

“Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm. Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se kryesit e aktit do të sillen shumë shpejtë para drejtësisë.

“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë. /TV Arbëria