Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla i VV-së: Fajtori kryesor për buxhetin e Prishtinës është LDK-ja

Sveçla i VV-së: Fajtori kryesor për buxhetin e Prishtinës është LDK-ja

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gezim Sveçla, në një prononcim për “Front Online” ka mohuar kategorikisht akuzat e kryetarit Përparim Rama lidhur me bllokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Sipas Sveçlës, deklaratat e Ramës janë “krejtësisht të pavërteta”.

“Krejt e pavërtetë ajo që po deklaron Rama në lidhje me buxhetin, ligji është i qartë. Buxheti i kuvendit komunal i Prishtinës është miratuar në tetor , dy muaj pas miratimit të buxhetit të Kosovës në Kuvend në raste të tilla duhet të bëhet plotësim ndryshim i ligjit për buxhetin nga Kuvendi i Kosovës dhe në të të inkorporohet buxheti i komunës po meqë Kuvendi nuk është konstituar dhe me fajin e LDK që vazhdon të mos i pranoj humbjet e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai për Front Online.

 

Ai akuzoi Ramën për manipulim publik dhe tentativë për të shpërndarë fajin e tij për keqqeverisje me kryeqytetin.

“Fajtori kryesor për fuqizimin e buxhetit është LDK. Kjo nuk po ndodh veç me Prishtinën por edhe me Gjilanin. Ankesat e Ramës janë kozmetike e fundit e tij se po mundohet ta gjejë një fajtor për me bartë fajin për dështimin kolosal për vitet e kaluara”, u shpreh ai.