Policia e Kosovës ka shënuar 26-vjetorin e themelimit përmes një sërë aktivitetesh të organizuara në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë dhe nxënës të shkollave fillore.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla u tha nxënësve se policinë do ta kenë gjatë gjithë jetës partner të besueshëm.
“Rruga jonë do t’ju hudhë në brigje të ndryshme. Disa nga ju do të bëheni policë, disa tjerë mësues, mjekë, inxhinierë e profesionistë të fushave të ndryshme. Por të gjithë ju, qysh tash edhe gjithë jetën do të keni një partner të besueshëm në këtë rrugëtim. Ajo është Policia e Kosovës.
Prandaj ajo, jo vetëm që ka obligim që t’ju përgjigjet në çdo moment, por e ka edhe për detyrë që atë ta bëjë me dashurinë ma të madhe për ju. Prandaj unë ju falënderoj përzemërsisht që keni ardhë të bëheni pjesë e festës së Policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla.