Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se në rrethimin e marsit të familjes Jashari, nisi kthesa historike e luftës së Kosovës që Serbia sipas tij nuk e kishte menduar.
“Nisi lufta e madhe për çlirim”, ka shkruar Sveçla.
Sipas tij tre brezat e flijuar të familjes Jashari janë shtylla më e fuqishme e lirisë.
“Familja Jashari trasoi rrugën nga e cila nuk mund dhe nuk duhet të devijojmë. Ata na mësuan të gjithë neve se liria është e domosdoshme e se dorëzimi nuk është asnjëherë alternative”, ka shkruar ministri.
“Rezistenca dhe sakrifica e tyre për liri janë udhërrëfyesi më i qartë për ne në punën për Republikën”, ka vazhduar tutje ai.
/TV Arbëria