Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sveçla: Do të jemi në krah të çdo polici që vepron brenda kompetencave ligjore

Sveçla: Do të jemi në krah të çdo polici që vepron brenda kompetencave ligjore

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka shkruar pas diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këta policë do të punojnë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet për siguri e sovranitet dhe “do të mbrojnë besimin e lartë e vlerësimin maksimal që qytetarët kanë për këtë institucion”.

“Me betimin e tyre si zyrtarë policorë, secili prej tyre ngarkohet që nga sot me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve, Policisë së Kosovës dhe mbarë Republikës sonë. Integriteti, disiplina, vullneti dhe profesionalizmi i tyre do të mundësojnë që Policia e Kosovës të jetë edhe më efikase në mbrojtjen e rendit dhe të ligjit.”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai ka thënë se shteti do të jetë në krah të çdo polici që vepron brenda kompetencave të tij ligjore, “ashtu siç edhe populli do të jetë gjithmonë krah Policisë, sa herë ajo e përmbush me përkushtim dhe përgjegjësi misionin e saj”.