Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se edhe shumë të tjerë do t’i bashkohen.
“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë)”.
“Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në “X”.

Ky postim i Sveçlës vije, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po sonte shkruajti në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.