Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Suspendohet një zyrtar policor në Prishtinë, u përfshi në një rrahje në Graçanicë

Suspendohet një zyrtar policor në Prishtinë, u përfshi në një rrahje në Graçanicë

Një zyrtar policor është suspenduar nën dyshimet për përfshirje në një përleshje fizike, të martën te pompa e derivateve ‘HIB’ në Graçanicë.Polici, bashkë me disa persona të tjerë janë futur në sherr dhe për pasojë tashmë janë cak i hetimit.

Zyrtari policor dhe tre persona të tjerë kanë pasur një konflikt që nisi pas një mosmarrëveshje në komunikacion dhe eskaloi në rrahje.

Polici i dyshuar është një 21-vjeçar, i cili tashmë është suspenduar për 72 orë.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se zyrtari i suspenduar ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin kur plasi sherri.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i shoqëruat të dyshuarit e tjerë në stacion, ndërsa është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa janë siguruar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve në këtë rast.