Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Suspendohet një polic pas incidentit me parking në një qendër tregtare

Suspendohet një polic pas incidentit me parking në një qendër tregtare

Një polic është suspenduar pas një incidenti që ka ndodhur në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në një komunikatë për media ka njoftuar ka nisur hetimet lidhur rastin, ku ishin të përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me gradën e kapitenit, dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Sipas të dhënave të para, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, ndërsa personat e përfshirë më pas janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit.

Gjatë trajtimit të rastit janë ngritur pretendime për tejkalim të autorizimeve policore nga një zyrtar tjetër policor ndaj njërit prej qytetarëve të përfshirë.