Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i ka suspenduar pesë zyrtarë korrektues.
Të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të armës zyrtare.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.