Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Suspendimi i opozitës

Suspendimi i opozitës

Opozita sot nuk ka pasur nevojë që të marrë pjesë në seancë të Kuvendit për ta miratuar rezolutën që e dënon sulmin e grupeve terroriste serbe mbi Kosovën. Sepse këtë rezolutë ka mundur ta votojë vetëm pushteti, pa ndihmën e saj. Madje në tillë nuk do ta kishte problem ta përkrahë edhe Lista Serbe.

Përkundrazi, pushteti me këtë seancë u ka ndihmuar deputetëve të opozitës të paktën me nga një mëditje për pjesëmarrje në seancë plenare. Pra, kjo opozitë, po ashtu nuk ka pasur nevojë që ta dëshmojë para publikut se sa pa iniciativë është para pushtetit. Sepse këtë tashmë e kanë treguar qe sa kohë. Frika e saj se duke dalë me kërkesa vetanake do te humbin vota është fatale. Ngase pikërisht kur ajo nuk dallon asgjë nga pushteti nuk i nevojitet skenës politike. Është barrë e panevojshme dhe iluzion i kotë.

Kjo edhe ishte aryeja qe dje insistova që opozita të jete e gatshme për unitet, por paraprakisht mbi disa kushte themelore. Disa nga të cilat po i përsëris;

  1. Të kërkojë pezullimin e këtij procesi deri në dorëzimin e Milan Radojiçiç të ndjekur nga drejtësia kosovare, ku edhe i njëjti është në listën e zezë të ShBA-ve për veprimtarinë e tij kriminale. Insistimi në plotësimin e këtij kushti nuk bie në kundërshtim as me standardet ndërkombëtare dhe as me rregullat e BE-së. A nuk është kjo e fundit që herë pas here i bllokon negocitat me vende të vecanta, nëse individë nga këto shtete kërkohen nga drejtësia? Na kujtohet të gjithëve rasti i Kroacisë, kur BE i kishte bllokuar negociatat me këtë shtet, deri sa ta dorëzonte Ante Gotovinën. Edhe pse i njërti në fund u vërtetua se as nuk kishte qenë në Kroaci, por ishte strehuar në Spanjë. Kurse për M.Radojiçiç dihet se strofullën e krimit e ka në Serbi.
  2. Të angazhohet veçanërisht në rishikimin e planit Franko-Gjerman, sidomos sa i përket pikës për Asocacionin dhe autonominë territoriale të Kishës Serbe Ortodokse, sepse pas këtij sulmi ndryshuan rrethanat dhe kështu u shkel pika e adresimit paqësor të çështjeve ndërmjet dy shteteve.

3 Të kërkoj fillimin e procedurave ligjore, kushtetuese dhe juridike për shpalljen e Listës Serbe si organizatë mbështetëse e terrorizmit.

Mirëpo, me qëndrimin e sotëm, duke mos parashtruar asnjë kusht ajo vendosi ta suspendojë veteveten për hir të dashurisë për pushtetin, e duke e përdorur si maskë interesin shtetëror.

/TV Arbëria