Rasti ka të bëjë me disa familje të kryeqytetit, të cilat kërkojnë njohjen e pronësisë mbi disa paluajtshmëri në Bregun e Diellit. Sipas pretendimeve të tyre, paraardhësit e familjeve i kishin blerë këto prona dhe i kishin shfrytëzuar që nga vitet 1967 dhe 1971, shkruan Reporteri.net.
Më herët, Gjykata e Apelit kishte vendosur në favor të banorëve, duke ua njohur të drejtën e pronësisë mbi pronat e kontestuara. Komuna e Prishtinës e kishte kundërshtuar këtë vendim, duke ushtruar revizion në Gjykatën Supreme dhe duke kërkuar rishqyrtimin e rastit.