Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme ka vendosur për gjashtë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e subjektit politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), e Koalicionit PAI- PDAK-LPB, ankesën e Emilija Rexhepit, nga radhët e subjektit politik Nova Demokratska Stranka (NDS), ka refuzuar ankesën e subjektit politik Nova Demokratska Stranka, ankesën e kandidatit për deputet nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiut.