Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka dhënë mendimin e tij mbi trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, një javë pas humbjes së hidhur në ‘El Clasico’.

Lewandowski i cili ka luajtur nën urdhrat e Ancelottit gjatë kohës së tyre së bashku tek Bayern Munichu, nuk u kursye aspak nga lëvdatat sa i përket aftësive menaxheriale të italianit.

Superylli i Barcelonës theksoi se Carlo është një shembull për lojtarët dhe kjo ka qenë evidente tek Real Madridi.

 

“Ancelotti ka një eksperiencë të jashtëzakonshme. Ju mund ta shihni atë tek Real Madridi, lojtarët e ndjekin atë verbërisht”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Carlo është një njeri i madh i cili gjithmonë ka folur me lojtarët. Ai më ka dhuruar një ndjesi të veçantë. Jo vetëm vetëbesim, por një ndjenjë se unë mund të bëjë një ose dy hapa në karrierën time”, shtoi polaku. /Telegrafi/