Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Superpuna: Vetëm në mars punësohen gati 2000 të rinj

Superpuna: Vetëm në mars punësohen gati 2000 të rinj

1994 të rinj janë punësuar gjatë muajit mars përmes platformës qeveritare të punësimit, Superpuna.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se 51 për qind prej tyre janë vajza.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në Superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria