Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e radhës në xhiron e 28-të.
Kryesuesja e tabelës, Drita do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89 ditën e sotme me fillim nga ora 15:00.
Të dy ekipet kanë fituar nga një përballje ndaj njëra-tjetrës, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Poashtu, sot do të zhvillohet edhe takimi tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës, prej orës 15:00, në Stadiumin e Qytetit, Suharekë.
“Xhebrailat” janë të detyruar për fitore për ta ndjekur kreun e tabelës, kurse skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon poashtu pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Sfida shumë interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit, kurse dy ndeshjet e tjera janë ato mes Llapit dhe Drenicës si dhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.
/TV Arbëria