Ballkani dhe Drita do të zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani do ta mirëpresë në Suharekë skuadrën lidere, me fillim sot nga ora 13:00.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.
FC Ballkani XI:
FC Drita XI:
“Bardhekaltrit” janë liderë të tabelës me 31 pikë, pesë më shumë se kundërshtari i tyre i sotëm Ballkani, që ka 26.
Drita nuk di për humbje në Superligë në 12 ndeshjet e fundit, që nga disfata 1-0 në udhëtim te Llapi më 15 shtator (8 fitore, 4 humbje), teksa ajo humbje në Podujevë është e vetmja e tyre këtë sezon deri tani.
Edhe Ballkani ka një rekord të mirë sa i përket ndeshjeve të fundit. “Portokallinjtë” janë pa humbje në tetë ndeshjet e fundit në Superligë (4 fitore, 4 barazime) dhe humbja e tyre e fundit ka ardhur pikërisht ndaj Dritës, e pësuar 1-0 në Gjilan më 22 shtator, shkruan Sinjali Sporti.
Teksa suharekasit do të kërkojnë të i afrohen kreut të tabelës në dy pikë me një fitore potenciale, Drita ndërkohë do të synojë të zgjerojë diferencën e pikëve prej vendit të parë nga vendi i dytë.