Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Supë e lehtë verore – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Supë e lehtë verore – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Supa më ideale për stinën e verës. Me shije fantastike dhe me perime të freskëta.

Kungulleshka e mashurka të njoma, patate të reja dhe karrota të freskëta, të gjitha vlerat në një pjatë të vetme.

Kjo është një recetë e thjeshtë por e pasur në vlera ushqyese, e cila krahas shijes fantastike rigjallëron organizmin dhe gjithë trupin gjithashtu.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e supës verore me perime, e cila me siguri do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin e do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur apo byrekë shtëpie si dhe me sallata të freskëta të stinës.  

Supa e verës është alternativë fantastike për t’u konsumuar në vaktin e drekës por edhe të darkës gjithashtu.

Përgatitja e Supës Verore me Perime

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona – nëse preferoni mund ta përgatisni edhe pa mish)

  • 200 gr mish pule ose mish viçi
  • Dy karrota (mesatare)
  • Dy patate (mesatare)
  • 2 kungulleshka (mesatare)
  • Një tas mesatar me mashurka
  • 1 filxhan çaji bizele
  • 2 speca të gjelbër
  • 1 kokër qepë
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 1 l lëng mishi (mund të përdoret edhe ujë)
  • 1 lugë çaji miell
  • Kripë
  • Majdanoz ose Kopër

Përgatitja 

Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, AgroWeb.org ju udhëzon të prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët të prera hollë me ndihmën e një thike.

I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë. Nëse do e përgatisni me mish, shtoni mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe kaurdiseni për 2 minuta.

Më pas shtojmë të gjitha perimet. Shtoni miellin dhe kaurdisini për disa minuta.

Hidhni kripën dhe lëngun e mishit (ose ujin).

I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten.

Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet majdanoz ose kopër e grirë hollë. Serviret e ngrohtë dhe spuerkatet me pak lëng limoni./AgroWeb.org

Powered by WordPress