Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Sunak: Thirrjet ruse për armëpushim janë krejtësisht të pakuptimta

​Sunak: Thirrjet ruse për armëpushim janë krejtësisht të pakuptimta

Çdo thirrje e njëanshme ruse për një armëpushim do të ishte plotësisht e pakuptimtë në kontekstin aktual, tha sot kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Në samitin e Forcave të Përbashkëta të Veprimit të Shpejtë (JEF) që po mbahet sot në Riga, Sunak tha se një propozim i tillë nga Rusia do të ishte “i rremë”.

“Rusia do ta përdorte këtë për të rigrupuar, forcuar forcat e saj. Nuk mund të ketë bisedime të vërteta paqeje derisa forcat ruse të tërhiqen nga territoret e okupuara të Ukrainës,” tha Sunak.

“Vendosmëria jonë kolektive është e padiskutueshme. Ne mbështesim Ukrainën dhe do të vazhdojmë të bëjeni. Kjo është gjëja e parë dhe themelore, sepse siguria e Ukrainës është siguria jonë”, shtoi ai.

Ndryshe, Forca e Përbashkët e Veprimit të Shpejtë përbëhet nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe. /TV Arbëria

Themes by WordPress