Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sunak në Kiev: NATO, më e fortë me anëtarësimin e Ukrainës

Sunak në Kiev: NATO, më e fortë me anëtarësimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara mund të ndjekin rrugën e Britanisë për të nënshkruar një traktat angazhimi me Ukrainën.

Dokumenti i nënshkruar të premten në Kiev shënon një moment historik. Kryeministri Rishi Sunak premtoi se vendi i tij do të angazhohet derisa Ukraina të bashkohet me NATO-n.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si NATO përfiton nga Ukraina, por me të kundërtën. Mënyra se si ju e kuptoni luftën nuk vjen nga librat, por nga fusha e betejës. Forcat tuaja të armatosura kanë eksperiencë dhe guxim. Ukraina i përket NATO-s dhe NATO do të jetë më e fortë me Ukrainën”, tha Sunak.

Traktati mes Britanisë dhe Ukrainës shoqërohet me një paketë ndihmash prej 2.5 miliardë paund, që vendit në luftë i nevojitet më shumë se kurrë.
Ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara është e bllokuar, në media flitet nëse Perëndimi është i lodhur me ndihmat për Ukrainën.

Powered by WordPress