Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Sunak: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë do deportohen, po punojmë për një marrëveshje me Shqipërinë

Sunak: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë do deportohen, po punojmë për një marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thesuar se prioritet i qeverisë së tij do të jenë sistemi i emigracionit dhe deportimet e njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pa dokumente të vlefshme. Në një intervistë në kuadër të 100 ditëve të tij si kryeministër, Sunak tha se emigrantët e paligjshëm do të deportohen brenda ditësh dhe nuk do t’u pranohet kërkesa për azil.

Sunak foli për një marrëveshje të re me qeverinë franceze për patrullime shtesë për të dalluar anijet që kalojnë Kanalin e La Manshit, si dhe për të negociuar një marrëveshje me Shqipërinë. Ai tha se shqiptarët përbëjnë “30% të të gjithë emigrantëve të paligjshëm” dhe e përshkroi këtë si “qesharake”, shkruan RTSH.

“Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i largojmë ata të sigurtë përsëri në Shqipëri, dhe kjo tashmë po ndodh. Por gjëja kryesore që duhet të bëjmë është të prezantojmë ligje të reja, dhe shumë shpejt ne do të futim ligje të reja në parlament për të larguar emigrantët e paligjshëm”, tha Sunak.

Kryeministri britani shtoi se ai ishte i përkushtuar për të reduktuar kohën e nevojshme për të larguar njerëzit nga vendi.

“Ne do t’i deportojme brenda disa ditësh apo javësh, jo muajsh apo vitesh, dhe do të kemi mundësinë në shumicën dërrmuese të rasteve t’ju dërgojmë në një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt si Shqipëria, apo Ruanda. Ky është sistemi”, tha Sunak.

Në muajin dhjetor të 2022, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunakn arritën një marrëveshje bashkëpunimi fokusuar në ndalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Shqipëria dhe Britania do të formojnë një Task Forcë të Përbashkët në nivel të Ministrisë së Brendshme/Zyra e Brendshme, me qëllim parandalimin dhe ndërprerjen e migracionit të paligjshëm.

Mbretëria e Bashkuara angazhohet po ashtu se do të ofrojë mbështetje shtesë për Qeverinë e Shqipërisë dhe organizatat në lidhje me shërbimet e mbrojtjes dhe riintegrimit për të mbështetur të kthyerit.

 

Themes by WordPress