Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sulmuesi i Chelseat i nënshtrohet një operacioni gjatë pushimit me kombëtare

Sulmuesi i Chelseat i nënshtrohet një operacioni gjatë pushimit me kombëtare

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson është tërhequr nga skuadra e Senegalit dhe i është nënshtruar një operacioni për një lëndim në dorë.

Jackson u lëndua në fund të shtatorit në fitoren e Bluve në  Carabao Cup ndaj Brightonit dhe që nga atëherë 22-vjeçari ka luajtur me dorën e djathtë të mbështjellur.

Në vend se të luajë për Senegalin, Jackson ka zgjedhur që t’i nënshtrohet operacionit që do ta detyrojë atë t’i humbasë ndeshjet me kombëtaren.

Megjithëse natyra e lëndimit të Jackson nuk është bërë publike, raportime të shumta sugjerojnë se operacioni nuk ishte i vështirë dhe nuk do ta mbajë sulmuesin jashtë fushave për shumë kohë.

Në fakt, Jackson pritet të jetë në dispozicion me t’u rikthyer futbolli në nivel klubesh, me Blutë e Londrës që do të përballen me Arsenalin më 21 tetor në “Stamford Bridge”.

Përditësimi për gjendjen e Jackson erdhi menjëherë pasi edhe qendërmbrojtësi Axel Disasi gjithashtu u largua nga kampi i Francës pasi u ankua për një lëndim.

Disasi, i cili erdhi gjatë verës nga Monaco, mendohet se ka pësuar një goditje gjatë fitores 4-1 të Chelseat ndaj Burnley, e cila do të monitorohet përsëri në qendrën stërvitore “Cobham”, por ka besim se 25-vjeçari do të jetë gjithashtu gati për lojë ndaj Arsenalit.
/TV Arbëria

Powered by WordPress