Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjti kanë sulmuar me mjete forta një person tjetër.
Në raport shtohet se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Express.
‘’LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Gjilani, Prishtinë 16.07.2026 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje’’, thuhet në raport.