Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Prishtinë, pasi që ata kishin sulmuar tre të tjerë.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Epiri, Prishtinë 15.08.2025 – 03:30. Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tri viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar policia.