Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmoi vëllain pasi ia ndaloi vozitjen në gjendje të dehur, arrestohet prishtinasi

Sulmoi vëllain pasi ia ndaloi vozitjen në gjendje të dehur, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në deklarimin e viktimës, i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët. Pas kësaj, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan Gazeta Demos.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

“Prishtinë / 09.05.2026 – 23:52. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.