Policia ka arrestuar në Gjilan një të dyshuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
I njëjti dyshohet se fillimisht është përfshirë në një aksident trafiku, e më pas ka sulmuar policët të cilët po merreshin me rastin e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte përfshirë në aksident trafiku dhe derisa zyrtarët policor ishin duke u marrë me rastin, i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.