Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet një person në Prizren

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet një person në Prizren

Policia ka arrestuar dje në mëngjes një person në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, të cilët ishin në asistencë të një institucioni.

“Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.