Një person është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Atij i janë konfiskuar një pistoletë me gas dhe pesë fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Tahir Sinani-Shtime/ 11.11.2024-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas me pesë(5) copë fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”