Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në Psikiatri Forenzike

Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në Psikiatri Forenzike

Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në stacionin policor-jugu në Prishtinë, ku kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më të hënën rreth orës 12:50.

I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion policor ka shfaqur shenja nervozizmi dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

Ai është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarit pritet të bëhet në vijim, ndërsa rasti mbetet nën hetim