Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 15:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Rastet e dhunës në familje janë shtuar kohëve të fundit në vendin tonë.
/TV Arbëria