Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohet seksualisht një nxënëse në Gjakovë

Sulmohet seksualisht një nxënëse në Gjakovë

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundmi në një shkollë të Gjakovës, ku një e mitur dyshohet se është ngacmuar nga një person i moshës madhore.

Ky ngacmim ka ndodhur në shkollën “Mazllum Këpuska”, ndërsa rasti është denoncuar në Polici nga babai, i cili ka thënë se vajza e tij është ngacmuar nga punëtori i bufesë së shkollës.

Personi i moshës madhore, i cili prej shumë vitesh punon në bufenë e shkollës, dyshohet se ka hyrë në banjon e vajzave.

I dyshuari akoma nuk është arrestuar, ndërsa Policia janë vënë në kërkim të tij.

Hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje kanë filluar, ndërsa rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.