Një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht të dielën pas mesante.
Policia sot ka informuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë, 19.12.2022 – 00:00-02:30. Viktima femër ka raportuar se i dyshuari mashkull e ka sulmuar seksualisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.”, informoi Policia.
Rasti vazhdon të hetohet. /TV Arbëria