Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë

Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, rasti është iniciuar nga prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Burimet brenda prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Ermal Arllati, 20 vjeçar nga Komuna e Rahovecit, i cili po hetohet për veprën “sulm seksual”.

“09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Elezaj. 

/TV Arbëria