Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohet polici pasi intervenoi në një rrahje, arrestohen të dyshuarit

Sulmohet polici pasi intervenoi në një rrahje, arrestohen të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje pasi janë përfshirë në një rrahje mes vete në Prishtinë, dje në mesditë.

Në incident kanë ndërhyrë edhe zyrtarët policorë, teksa njëri nga ta është sulmuar nga njëri prej të dyshuarve në proces. Pas sulmit ai ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.