Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohet nga persona të maskuar një person në Leposaviq, ia hoqën edhe targat

Sulmohet nga persona të maskuar një person në Leposaviq, ia hoqën edhe targat

Një qytetar në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ka raportuar se të njëjtit persona i kanë hequr edhe targat e veturës.

“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij”, thuhet aty.

Rasti është duke u hetuar.

/TV Arbëria