Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Policia bën të ditur përmes raportit se viktima ka deklaruar se, derisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy persona të panjohur.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në duar dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Prishtinë, 22.07.2026 – NN. Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me mjet të mprehtë thikë nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.