Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, tre të arrestuar

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, tre të arrestuar

Një i mitur është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte po ashtu i mitur, njoftoi policia.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

Tre personat dyshohen për veprat penale: vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj nga Kosova-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.