Të mërkurën rreth orës 13:15, një person është sulmuar me thikë në Dubravë.
Sipas njoftimit të policisë, ky incident ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të dy personave.
Ndërsa bëhet e ditur se viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Dubravë / 19.02.2025-13:15. Pas një mosmarrëveshjeje në mes dy meshkujve kosovarë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal Pejë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.