Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla

Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla

Persona të panjohur kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi.

“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ndryshe, ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në veri të Mitrovicës.

Powered by WordPress