Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Sulmohen policët dhe disa persona gjatë ndeshjeve sportive në Rahovec

Sulmohen policët dhe disa persona gjatë ndeshjeve sportive në Rahovec

Disa persona gjatë zhvillimit të një ndeshje në palestër sportive në Rahovec, gjatë daljes-largimit, nuk kanë zbatuar urdhëratë dhe kanë sulmuar disa zyrtarë policor, si dhe disa personave të tjerë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 18:50, ku ata kanë thyer edhe disa ulëse të palestrës.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, rasti tjetër në Rahovec, në orën 21:30.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes sportive në palestër sportive disa persona gjatë daljes –largimit, nuk kanë zbatuar urdhrat e personave zyrtar si dhe kanë sulmuar disa zyrtar policor dhe disa persona tjerë si dhe kanë thyer disa ulëse të palestrës. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria