Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje.

Rasti, i cili është raportuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, është iniciuar në drejtim të veprës penale “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”.

Policia e Kosovës tha se hetimet kanë nisur të enjten.

“Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Rasti është duke u hetuar”, tha policia në raport.

Kjo vepër penale mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.