Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policies, rasti ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 18:20, derisa policët po legjitimonin një person që ndodhej në një veturë dhe që ishte i afërm i të dyshuarit.

Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin të largohet.

Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.